Mediu PD-PS kane marre 25 deputete nga partite e vogla
Kryetari i Partise Republikane njekohesisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate fjales se mbajtur dje ne Asamblene e Pergjithshme te PR-se e vuri theksin te nevoja urgjente e ndryshimit te Kodit Zgjedhor. Ne mesazhin drejtuar medias dhe anetareve te Asamblese Mediu u beri thirrje dy partive te medha ne vend qe te perfshinin ne kete reforme edhe partite e vogla parlamentare. Sipas tij si pasoje e deformimeve ne Kodin aktual dy partite e medha PD dhe PS kane marre 25 mandate deputetesh nga partite e vogla. Duke folur per PR-ne ministri i Mjedisit theksoi se ne zgjedhjet parlamentare te 2009-s kesaj partie i jane rrembyer nga te medhenjte dy mandate deputetesh dhe se si pjesetare e koalicionit te djathte qeverises kjo parti me shume kishte dhene sesa kishte marre. Mediu u beri thirrje edhe nderkombetareve te interesuar per reformen zgjedhore ti shikonin gjerat me thelle sesa ua paraqisnin dy partite e medha. Po keshtu kreu i PR-se kerkoi edhe depolitizimin e administrates zgjedhore dhe vendosjen e numerimit elektronik.