Kryebashkiaku i Kavajes paralajmeron protesta
Perplasja institucionale Bashki e Kavajes-QKR parashikohet te nxise protesta kunder ndeshkimit te biznesit kavajas dhe pikerisht ne muajin mars qe njihet si muaji i protestave per liri dhe demokraci ne kete qytet. Z. Kryeminister nderhyni ne kete shkelje te paligjshme dhe te padrejte qe po i behet biznesit te Kavajes nga Qendra Kombetare e Regjistrimit. Nje sorollatje pa baze ligjore dhe qe eshte fryt i nje kapricoje te drejtorit te pergjithshem te QKR-se pasi ne nuk besojme qe ndeshkimi i biznesit vendas eshte duke u kryer per shkak te prapavijes politike aq me teper kur punonjeset e kesaj zyre jane pranuar dhe certifikuar nga vete QKR-ja. Kjo eshte nje pjese e kerkeses me shkrim qe kryetari i Bashkise se Kavajes i ka derguar Kryeministrit Sali Berisha dhe per dijeni ministrit te Ekonomise Nasip Naco dhe atij te Financave Ridvan Bode. Per Bashkine e Kavajes eshte absurd komunikimi i cunguar institucional lidhur me situaten e krijuar pa bere njoftim paraprak dhe as dhene shpjegime per kontraten e nderprere ne menyre arbitrare te njeanshme mes paleve dhe zhvendosjen e sherbimit per bizneset ne nje komune me 2 mije banore nderkohe qe e gjithe Kavaja numeron afro 3 mije biznese qe duhet te udhetojne drejt fshatit per te aplikuar per regjistrim biznesi cregjistrim dhe marrjen e dokumenteve te tjera te nevojshme per aktivitetin e tyre. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe nuk do te resht se perkrahuri biznesin dhe qytetaret e Kavajes per te mos e lene Kavajen te behet fshat dhe per te mos lejuar vazhdimesine e padrejtesive kundrejt qytetit tone. Veprimi i radhes do te jete nje proteste para QKR-se ne Tirane me biznesmenet kavajas ne rast se nuk do te kthehet normaliteti shprehet per gazeten Shqip Rroshi. Qe nga muaji tetor i vitit te kaluar dhe ne vazhdim bizneset e Kavajes jane detyruar ti drejtohen QKR-se ne Durres per te plotesuar nevojat e tyre nderkohe qe kete fillimmuaji drejtori i pergjithshem i QKR-se njofton zhvendosjen e ketij sherbimi prane Komunes Synej. Kryebashkiaku socialist deklaron se Kavaja dhe qytetaret e saj nuk mund te penalizohen per hir te politikave te palogjikshme dhe nese situata nuk do ti kthehet normalitetit brenda 10 diteve ai paralajmeron nisjen e protestave. Ne baze te nje marreveshjeje te vitit 2008 mes QKR-se dhe Bashkise se Kavajes QKR shfrytezonte nje ambient te godines se bashkise dhe permes fondit te deleguar bashkia kryente pagesen e dy punonjesve te kesaj qendre. Informacionin per mbylljen e sportelit ne Kavaje bashkia e ka mesuar nga nje lajm i transmetuar ne televizionin lokal te Kavajes nderkohe qe verbalisht dega e thesarit e ka njoftuar per mosveprime bazuar ne marreveshjen e 2008-s.