Rama Kur kerkova lirimin e te burgosurve Saliu ishte kunder
Partia Socialiste hedh nje hap konkret drejt shtreses se ish te perndjekurve politike duke thyer nje nder tabute e shumta te sanksionuara pas vitit 1990. Kujdesi dhe integrimi i tyre do te jete qe ketej e tutje nje pike ne programin e se majtes e cila ne zhargon politik konsiderohet si pasardhese e Bllokut te nomenklatures komuniste. Reference per kete qasje te re eshte pervoja personale e kreut socialist Edi Rama i cili duke folur dje ne tryezen e programit ka sjelle ne vemendje nje nisme te tijen te vitit 1991. Nga ana ime do te jem tere jeten krenar perpara cdo njeriu qe ishte ne burg politik ne fillim te vitit 1991 sepse isha nder nismetaret e pakte te nje peticioni per lirimin e gjithe te burgosurve politike drejtuar Presidentit komunist Ramiz Alia. Ai peticion jo vetem u refuzua te botohej nga shtypi i sapolindur opozitar por u be shkak qe udheheqesi i atehershem dhe i gjithhershem i Partise se sapoformuar Demokratike te me akuzonte se kerkoja bashke me ca te tjere te nxirrja nga burgu llumin e shoqerise te burgosurit politike Keshtu i quante Sali Berisha te perndjekurit nga maja e Partise se sapoformuar Demokratike ndersa une do te jem krenar edhe per kete tere jeten time u shpreh dje Edi Rama. Sipas tij integrimi i ish te perndjekurve dhe zgjidhja e ketij problemi social eshte ne vetvete nje detyre me rendesi kombetare dhe jo nje hap me karakter elektoral. Nderkohe ne tryeze kane folur edhe perfaqesues te komunitetit te ish te perndjekurve politike nder te cilet edhe kryetarja e PS-se se Shkodres Keti Bazhdari qe ka ne historine familjare nje trashegimi te ketille. Ne cilesine e kryetares se grupit per ish te perndjekurit ne hartimin e programit socialist ajo ka renditur dje nje sere problemesh serioze qe has sot kjo shtrese jo e vogel. Keshtu ndonese trajtimi ligjor eshte rregulluar qe prej vitesh ne praktike situata vijon te pergenjeshtroje premtimet. Pervec disa ceshtjeve me rendesi ajo e demshperblimit dhe perllogaritjes se tij ne dite burg pa faj dhe jo sipas standardeve eshte nje risi ne propozimet socialiste. Ketu nuk duhet harruar edhe perzgjedhja selektive e bere dhe trajtimi financiar per ata te semure psikike qe jane te tille per shkak te perndjekjes. Vleresimi irracional i jetes se nje te pushkatuari per motive politike ne kete ligj baras me tete vite burg eshte i pabazuar ne asnje te drejte kombetare apo nderkombetare tha Bazhdari duke iu referuar ligjit nr. 9831 dt. 12.11.2007 Per demshperblimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike nga regjimi komunist. Nderkohe te tjere foles kane marre fjalen ne diskutime si Bilal Kola me 18 vjet ne internim Vangjeli upaj martuar me nje ish te perndjekur apo edhe Mark Bazhdari ish i burgosur politik ne Burrel dhe Mhill Gjinaj qe me prezencen e tyre i kane hequr Partise Demokratike monopolin politik te nje force qe perfaqeson e vetme antikomunizmin.