Berisha shpall në Davos prioritetin qeveritar të shtrirjes së networkut në të gjithë Shqipërinë
Kryeministri Berisha zhvilloi dje në Davos të Zvicrës, një takim me z. Paul Mauntfort, Zëvendëspresident i Shoqërisë prestigjioze amerikane të rrjetit Netëork SISCO. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi mundësitë e zhvillimit të infrastrukturës së rrjetit elektronik në Shqipëri, si dhe për gjetjen e rrugëve për shpërndarjen e lidhjeve kompjuterike dhe të Netëork-ut në një numër sa më të madh të popullsisë. Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare ka si prioritet çuarjen e Shqipërisë në moshën dixhitale dhe shtrirjen e rrjetit të Netëork-ut në të gjithë vendin. Gjithashtu, Kryeministri Berisha dhe zoti Mauntfort diskutuan mbi rëndësinë e projektit për trajnimin e stafeve pedagogjike dhe për projektet akademike që ka kjo shoqëri në Shqipëri.