Blushi: Legalizimi po perdoret politikisht, zaptimi veper penale
Deputeti i PS-se, Ben Blushi, deklaroi dje se ligji i legalizimeve po perdoret politikisht. Nje qendrim te tille, Blushi e mbajti gjate tryezes se organizuar nga Fondacioni "Qemal Stafa" ne bashkepunim me Co-Plan, me teme "Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit", ne te cilen moren pjese dhe eksperte, profesioniste te pavarur, specialiste te ketyre fushave dhe perfaqesues te shoqerise civile. "Ligji tenton te marre token dikujt dhe t'ia jape dikujt tjeter, qe nuk eshte pronari i ligjshem. Toka po perdoret politikisht dhe per pasoje edhe ligji do te jete afatshkurter", nenvizoi Blushi lidhur me kete ceshtje. Nderkohe, duke e konsideruar krim ate qe ndodh ne territorin e Shqiperise, deputeti i PS-se cilesoi se "duhet te kete ndeshkim penal per ata qe zaptojne pronen e tjetrit. Besoj se reforma mbi territorin, duhet te ngrihet mbi konceptin e se drejtes, e cila nuk eshte elektorale, por eshte e drejte universale, qe eshte ne themel te shoqerise njerezore". Sipas tij, eshte e nevojshme nje reforme teresore per mbrojtjen e territorit, nje reforme e cila ne radhe te pare te marre parasysh interesat sociale dhe me pas ato ligjore. Ne kete kendveshtrim, Blushi nuk ka munguar edhe njehere te shprehe qendrimin e socialisteve per nje reforme solide pronesore. O.XH