Madhi: Vota jone, "pro" legalizimit
Rozeta Rapushi
Ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e ndertimeve pa leje" do te votohen ne Kuvend, me ose pa pelqimin e voten e opozites. Kete here ne krah, Partia Demokratike ka dhe aleatet republikane, qe, pas ndryshimeve te bera ne komision, jane dakord te japin voten kete here pro permiresimeve te ligjit. Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, siguroi dje se vota e te gjithe deputeteve te PR-se ne Kuvend per ndryshimet ne ligjin e legalizimeve do te jete pro. "Partia Republikane pershendet ndryshimet qe iu bene ligjit te legalizimeve ne Komisionin parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, pasi ato permbushin kerkesat e pronareve", tha Madhi. Sipas tij, meraku i republikaneve qe te kompensohen fillimisht pronaret e me pas te kene mundesi te paligjshmit te marrin lejen e legalizimeve, si dhe vendosja e afateve konkrete per kompensim, u zgjidh me konsensus e negociata me PD-ne ne pushtet. "Propozimet tona u moren parasysh me nje mirekuptim te plote. Ndaj, vota e grupit te deputeteve republikane do te jete pro ligjit te legalizimeve ne seance plenare", garantoi deputeti Madhi. Mbeshtetja e PR-se i siguron jo pak vota mazhorances se djathte. Cka do te coje automatikisht ne kalimin ne Kuvend te ligjit qe nje muaj me pare u kthye nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, per perplasje me parimet kushtetuese. Votat kunder te Partise Socialiste ne kete rast nuk do i krijonin asnje problem mazhorances. E majta deklaroi se nuk do te votoje per ndryshimet, pasi nuk u moren parasysh propozimet e saj qe pushtetit vendor te mos i preken kompetencat ne procesin e legalizimit per t'i marre ALUIZNI, qe, sipas tyre, eshte nje agjenci qeveritare. Te pakenaqur ne kete mes kane mbetur dhe pronaret e ligjshem te tokave. Ndonese dje Madhi u shpreh se PR eshte gati te votoje pro, se kerkesat e pronareve u plotesuan, anetaret e shoqates "Pronesi me Drejtesi" nuk mendojne keshtu. Ata kerkuan nje sere ndryshimesh ne ligj, qe do te ndihmonin ne zgjidhjen njehere e mire te problemeve te tyre. Si qe te kishin te drejten e ankimimit ne gjykate, nese nuk jane dakord me kompensimin, te mos preken zonat turistike nga ndertimet pa leje, si dhe ligji te shoqerohet me nje fature financiare. Nga ndryshimet, sipas paktit te bere mes PD-PR, u vendos ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se nuk do te kete legalizim pa u bere me pare kompensimi i pronarit te ligjshem te tokes. Ne ligjin qe u soll nga mazhoranca u shtuan dhe afate konkrete per kompensimin e pronareve. Keshtu, data 1 gusht 2008, u vendos si limiti i dorezimit ne Keshillin e Ministrave te listes se pare te pronareve qe duhet te kompensohen. Tre muaj pas dorezimit do te nise dhe kompensimi ne vlere monetare per pronaret. Ndersa per Pushtetin Vendor eshte percaktuar nje afat njemujor per percaktimin e ndertimeve pa leje. Nese nuk realizohet ky afat, atehere ALUIZNI merr te gjitha kompetencat per te realizuar procesin.