LSI: Topi te mbikeqyre pronat dhe legalizimin
Levizja Socialiste per Integrim i beri thirrje Presidentit Topi te mbikeqyre realisht hartimin dhe zbatimin e nje legjislacioni specifik per ceshtjet e pronave dhe legalizimeve. Sipas kesaj partie, Kryeministri Berisha dhe mazhoranca kane teresisht jashte kontrollit situaten e procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave dhe procesin e legalizimeve. Zv/sekretarja e Pergjithshme e LSI, Brizida Gjikondi, gjate nje komunikimi me mediat, deklaroi se "Kryeministri Berisha ka deshtuar si ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, ashtu dhe ne ate te legalizimeve. Aktualisht, procesi i kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve ka hyre ne nje kaos dhe kolaps total, po ashtu dhe ai i legalizimeve". Po ne kete linje, Gjikondi vuri ne dukje se "kurrsesi mazhoranca ne pushtet s'mund ti zgjidhe keto fenomene te mbivendosura ndermjet tyre dhe me te njejtin akt ligjor". Per kete arsye, zv/sekretarja e LSI beri me dije se "i bejme thirrje Presidentit Topi, si garant i mbrojtjes se Kushtetutes, qe pertej deklaratave mediatike te mbikeqyre realisht hartimin dhe zbatimin e nje legjislacioni specifik dhe bashkekohor per ceshtjet e pronave dhe legalizimeve". Duke kembengulur edhe njehere ne mbivendosjen e pronave dhe veshtiresine e zgjidhjes se tyre ne favor te pronareve te ligjshem, perfaqesuesja e LSI nuk ka munguar te shprehet se vetem nje ligj real, transparent dhe me frymen e konsensusit mund te jape zgjidhje te kenaqshme per te gjitha palet. O.XH