E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, me pak bashki e komuna"

Shqiperia duhet te minimizoje numrin e njesive vendore, qofshin keto te titulluara "bashki" apo "komuna". Dhe kjo per vete faktin, pasi per nje vend, i cili numeron rreh 3 milione banore, 372 njesi ekzistuese jane te shumta si numer. Kjo problematike eshte ngritur dje gjate nje tryeze te posacme mbi ndarjen territoriale te zhvilluar nga Fondacioni "Qemal Stafa". Sipas ish-ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, eshte e rendesishme qe te kemi nje numer me te paket bashkish dhe komunash ne vend, me qellim reduktimin e shpenzimeve te tepruara, por edhe per te pasur nje rezultat zgjedhor te sakte. Por, nje qendrim te tille, socialisti Blushi e lidhi dhe me levizjet e shumta demografike ne vend gjate viteve te fundit, te cilat kane shkaktuar nje sere ndryshimesh sa i perket numrit te popullsise ne zona dhe rajone te ndryshme. Permbysja e tyre ne shume raste ka shkaktuar edhe permbysje te raporteve te popullsise, duke shkaktuar keshtu edhe domosdoshmerine per heqjen e statusit "komune" apo "bashki" te zones, meqe kemi largime ne mase te popullates prej tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›