Berisha si në 2005: Do bëjmë gjithçka për modernizimin e sistemit shëndetësor

Sali Berisha
Kreu i qeverisë Sali Berisha ishte sot paradite në inaugurimin e urgjencës së re tek Qendra Spitalore Universitare Tiranë. Në fjalën e rastit, Berisha u shpreh se qeveria e drejtuar prej tij vitet e fundit ka sjellë ndryshime të mëdha në sistemin shëndetësor. Qeveria tha ai ka përparësi konsolidimin e këtij sistemi për të ofruar shërmbime më të mira.
Kemi bërë përpjekje të mëdha për një ndryshim rrënjësor në sistemin shëndetësor. Janë rritur me rreth 5 herë financimi dhe rimbursimi i barnave, fondi që qeveria përdor për barnat dhe ribursimin e tyre. Janë investuar në aparatura më shumë se 40 milion dollarë, është investuar në infrastrukturë dhe do të bëjmë gjithçka për modernizimin e sistemi tonë shëndetësor, tha kryeministri gjatë ceremonisë.
Ai e mbylli fjalën duke thënë se do modernizojmë çdo spital të Tiranës dhe të rajoneve të tjerë duke bërë vetë të qartë se premtimi i dy fushatave të fundit zgjedhore parlamentare (e cila ka qenë e njëjtë) nuk është mbajtur.
Në përfundim të kësaj ceremonie, Berisha ka vizituar Leka Zogun e I i cili gjendet i shtruar në spital.