Teksas, ekzekutohet pedofili i dënuar me vdekje
Një 46-vjeçar është ekzekutuar dje në Teksas me anë të një injeksioni vdekjeprurës, për rrëmbimit, përdhunimin e vrasjen e një vajze 7-vjeçare në vitin 1999. Guadalupe Esparza u bë kështu personi i tretë i dënuar me vdekje që ekzekutohet brenda kësaj jave.
Fjalët e tij të fundit kanë shkuar në adresë të familjes së vogëlushes. Shpresoj se do të mund të më falni, ka thënë ai disa sekonda para vdekjes.
Ekzekutimi i Esparza-s është i 42-ti për vitin 2011 në SHBA.