Berisha, siguri per te rinjte
Kryeministri Sali Berisha, zhvilloi dje nje takim me te rinjte demokrate te Korces, ku ju premtoi se qeveria do t'ju krijonte lehtesi ne te gjitha fushat e jetes se tyre. Kreu i qeverise, deklaroi se tashme Shqiperia ishte e gatshme per t'ju ofruar te rinjve te saj, te gjitha kushtet normale te jeteses, si shkollimin, punesimin dhe mundesite e strehimit per familjet e reja. Sipas Berishes, me hyrjen ne NATO, te rinjte shqiptare kane permbushur endrren e tyre per te qene te lire dhe te pa cenuar nga askush. Kryeministri e cilesoi hyrjen ne NATO, si arritjen me te madhe qe pas shpalljes se pavaresise, duke theksuar se kjo ngjarje e madhe me se shumti ju perket te rinjve dhe te ardhmes se tyre. Sipas Berishes, per te gjithe qytetaret shqiptare por kryesisht per te rinjte, nje lajm i mire do te ishte edhe liberalizimi i vizave, projekt ky qe do te realizohej ne mandatin e dyte qeverises.