E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Rames: Te mungojne idete

Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi dje Postriba kryetarin e opozites, Edi Rama, per mungese idesh dhe konceptesh. Gjate nje takimi me banoret e zones, kryetarja tha se Rames, i punon mendja vetem per lejet e ndertimit. "A mbani mend gjate gjithe dialogut te Edi Rames ne Shqiperi, apo nga inciklikat e tij, qe te kete thene ndonje koncept, nje fraze, te kete dhene nje ide, qe te kete thene nje fjale qe ka mbetur ne mendjen tuaj? Dhe a dini pse nuk mbani mend asnje fraze? Sepse ai nuk ka asnje koncept dhe asnje ide. Me perjashtim te nje koncepti, te konceptit te lejeve te ndertimit", tha Topalli, duke vijuar se maxhoranca ne pushtet realizoi premtimet e bera. Ne kete kuader, Kryetarja e Kuvendit, premtoi se projektet e nisura ne te gjitha anet e vendit, maxhoranca do ti vijoje ne mandatin e dyte qeverises. Topalli vijoi replikat ne distance me kryebashkiakun Rama, duke i thene se partia e tij nuk do te fitoje dot ne zgjedhjet parlamentare te qershorit. "Une si politikane, jam e detyruar te ndjek edhe kundershtarin, cdo gje qe ai thote. I them kryetarit te Bashkise se Tiranes, i cili u shpreh se, ata qe marrin ndihme sociale, ndihma nga shteti, nuk do ua jape me, se e para, nuk do te votojne ty. E dyta, Partia Demokratike nuk te lejon ty, qe per ata njerez qe kane nevoje, te mos marrin ndihme sociale", tha Topalli. Sipas saj, Rama e di mire se e ka rrogen 1 milion e gjysme plus dhe 15 perqindeshat e lejeve te ndertimit. "As e coj neper mend qe kryetari i bashkise te mos e jape ndihmen sociale per familjet qe jane ne nevoje, qe kane probleme shendetesore dhe kjo mbeshtetje e shtetit do te shumefishohet ne mandatin e ardhshem", kritikoi Topalli. Nga ana tjeter, kryetarja siguroi per te disaten here se maxhoranca e djathte, ne fundin e vitit te pare te mandatit te ardhshem, do te beje te mundur, qe qytetaret shqiptare te levizin pa viza. Sipas Topallit, keto kater vite kane qene periudhe e sfidave te medha, periudhe e veshtire e reformave te paimagjinueshme, por edhe e sukseseve te medha, e rezultateve te shkelqyeshme, periudha qe e ktheu Shqiperine ne nje imazh tjeter, e beri me te nderuar me te respektuar, si te gjitha vendet evropiane.

15 per qind Merr per cdo leje ndertimit Kryetari i Bashkise Edi Rama. Te pakten sipas deklaratave te bera dje nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila e akuzoi ate per perfitime te paligjshme nga lejet e ndertimit.

2 mln dollare Jane investuar ne Postribe gjate mandatit te pare qe maxhorances se djathte. Keshtu u shpreh dje ne kete komune, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila theksoi se investimet jane dhjete-fishuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›