Patozi: Kriza ne vend e ka emrin Edi Rama
Nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi dje ne komunat e Kavajes se Shqiperia nuk eshte nje vend i kapur nga kriza ekonomike dhe financiare. Gjate takimeve me banoret e komunave te Kavajes dhe Golemit, kreu i grupit parlamentar te PD-se, theksoi se nuk mund te quhet ne krize, nje vend qeveria e te cilit pas nje muaji do te bej rritje te pagave dhe pensioneve. Sipas Patozit, e vetmja krize qe ndodhet ne vend eshte ne Partine Socialiste dhe lidhet me emrin e kryetarit te saj, Edi Rama. "Opozita thote se ne Shqiperi ka krize, por kriza e vetme ne Shqiperi eshte ne kampin e socialisteveve. Kjo krize quhet Edi Rama", deklaroi nenkryetari i selise blu. Sipas Patozit, Rama ne takimet qe zhvilloi ne komunat e Kavajes pak dite me pare, kishte marr militante te Partise Socialiste nga Tirana me vete. Kreu i grupit demokrat, deklaroi se kjo praktike ndiqet nga Rama ne te gjitha takimet qe ai zhvillon neper Shqiperi. Gjate takimit me banoret e ketyre komunave nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi u shpreh se Golemi dhe Synej jane fytyrat e verteta te ndryshimit te premtuar dhe te realizuar nga qeverisja e Partise Demokratike. Per Patozin, investimet e kryera gjeresisht ne autostrada, rruge nacionale e rurale, shkolla, ujesjellesa dhe kananlizime bejne qe cdo drejtues i partise ne pushtet te takohet ballehapur me te gjithe ata votues, te cilet i dhane Partise Demokratike voten kater vite me pare.