Camet, aleance me PD-ne ne zgjedhje
Partia per Drejtesi dhe Integrim (PDI), do te dale ne koalicion me Partine Demokratike ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Keshtu u vendos dje ne mbledhjen e kryesise se kesaj force politike ne qytetin e Vlores. Kryetari, Tahir Muhedini, u shpreh se ka ardhur koha te mendojne per veten ne menyre qe PDI te perfaqesohet denjesisht ne parlament. "Te shperndare majtas e djathtash, tashme duhet te bashkohemi si nje trup i vetem me PDI-ne, per te zgjedhur djemte me te mire ne parlament e ti japim zgjidhje ceshtjes kombetare te Camerise", u shpreh Tahiri. Sipas tij, PD ka kthyer nje pergjigje pozitive ndaj kerkeses se bere per daljen ne nje koalicion te perbashket ne zgjedhje. Ne mbledhje, u ra dakord qe kandidatet per deputet, te dorezojne dokumentacionin e nevojshem brenda ketij muaji, dhe ne fillim te muajit maj do te deklarohen kandidaturat per deputet, te cilat do te jene nga te gjitha zonat. Deputetet do te jene djem cam, si dhe persona qe kane dhene me shume per ceshtjen came dhe qe kane kontribuar vazhdimisht, intelektual nga te gjitha fushat, biznesmen, si dhe njerez publik. Po keshtu, u ra dakord, qe ne viziten qe do te beje Karamanlis ne Shqiperi, ti kerkohet nje takim per te biseduar per zgjidhjen e ceshtjes came. "Ka ardhur koha, qe qeveria greke te marre pergjegjesit e saj per zgjidhjen e ceshtjes came dhe te behet pale ne bisedime, ne nje kend te ri realist ndryshe nga paraardhesit", u shpreh Muhedini.