Oketa e Biberaj takim me Wolfarth, prezantojnë FRD
Kreu i grupit nismëtar të partisë më të re të së djathtës, “Fryma e Re Demokratike”, Gazmend Oketa sëbashku me Alekasandër Biberaj kanë realizuar një takim me Ambasadorin e OSBE, Eugen Wolfarth. Takimi i tyre vjen në vazhdën e dialogut të hapur me komunitetin ndërkombëtar për prezantimin e FRD-së dhe programit të saj. Në këtë kontekst Oketa dhe Biberaj prezantuan FRD para Ambasadorit të OSBE si force e re politike. Një tjetër temë bisede mes Oketës dhe Wollfarth ishte dhe reforma zgjedhore e Presidenti. Oketa e siguroi ambasadorin e OSBE-së se FRD do të zgjidhë problemin e zvarritur të pronësisë si dhe ate te ish- te përndjekurve politike.