E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje bashkëpunim me policinë italiane

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Policia e shtetit shqiptar ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me policinë italiane. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe homologu i tij italian, Antonio Manganelli pas nënshkrimit të marrëveshjes u shprehën të kënaqur për nivelin e bashkëpunimit të policisë së dy vendeve.

Por edhe pse në Shqipëri prej më shumë se tre vjetësh është në fuqi ligji për ndalimin e mjeteve lundruese, në bregdetin italian janë kapur disa ton lëndë narkotike. Vetëm katërmujorin e fundit janë kapur mbi 3 ton marijuanë, e cila ka rezultuar se është nisur nga Shqipëria.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Burgaj u shprehën se tashmë policia shqiptare është më e besueshme.

Sot Policia shqiptare, midis shumë arritjeve te cilat mund të numërohen me krenari nga anëtarët e kësaj familje publike, ka një veçori dhe një arritje e cila dallon mbi shumë të tjera. Ajo është besueshmëria që ka sot Policia Shqiptare nga shumë partnerë dhe veçanërisht nga një prej partnerëve të saj më të ngushtë që është Policia Italiane”, u shpreh ministri.

Kjo u përforcua edhe nga Bugaj ku u shpreh se është një tregues shumë i favorshëm mes dy organizatave homologe krijimi i besimit reciprok dhe heqja e barrierave të mëparshme që kanë qenë pengesë në arritjen e treguesve të dy policive”.

Ndërsa Manganelli tha se “me zemërimin, vendosmërinë, profesionalitetin dhe eksperiencën e fituar gjatë këtyre viteve do të bëjmë të mundur që ta godasim krimin në të dy vendet tona.

Marrëveshja konsiston në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy policive për mbikëqyrjen ajrore dhe detare, me synim monitorimin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Në fund Manganellit iu dorëzua edhe Medalja e Mirënjohjes akorduar nga Presidenti i Republikës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›