Berisha siguron Vujanoviçin për votën në NATO

Berisha me presidentin e Malit të Zi, Vujanovic
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, është takuar sot me Presidentin e Malit të Zi, Fili Vujanociç, ku e ka garantuar për mbështetje për anëtarësimin në NATO. Berisha ka vlerësuar hapat e bërë nga Mali i Zi në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Të dy ata kanë theksuar se e ardhmja e të dy vendeve, por edhe e vendeve të tjera të rajonit, është integrimi në Bashkimin Evropian. Mes dy liderëve është diskutuar edhe për projektin e TAP, e cila u vlerësua me rëndësi strategjike edhe në nivel rajonal.
Berisha përshëndeti investimet e bëra në infrastrukturë rrugore lidhëse midis dy vendeve, si dhe e njohu Presidentin malazez me projektet e qeverisë shqiptare për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës rrugore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi si dhe nënvizoi domosdoshmërinë e ngritjes në një nivel edhe më të lartë bashkëpunimin në fushën e turizmit. /F.S/