E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair takohet me Avokatin e Popullit

Chery Blair me Igli Totozanin

Zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani e ka vizituar Chery Blair, bashkëshortja e ish- kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, e cila është dhe këshilltare juridike e Mbretëreshës së Anglisë.

Blai, si aktiviste e njohur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut vizitoi institucionin e Avokatit të Popullit si institucion kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  Në fjalën e saj, Blair vlerësoi përzgjedhjen e Totozanit në këtë pozicion kaq të madh për nga rëndësia, siç është mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Në këtë kuadër ajo përmendin nevojën për ndërmarrjen e reformave në drejtësi, në mbrojtjen e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, për mbrojtjen e grave dhe përfshirjen e tyre në pozicione vendimmarrëse. Blair theksoi se institucioni i Avokatit të Popullit ka një rol të rëndësishëm për monitorimin e zbatimit të këtyre reformave nga institucionet përgjegjëse.

Nga ana e tij z.Totozani ka falënderuar zonjën Blair për vizitën dhe  ka vlerësuar rolin e saj në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut.  Në fund të takimit, Blair i ofroi ndihmë dhe bashkëpunim institucionit të Avokatit të Popullit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›