E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e ushqimeve, 6,7% më të larta se një vit më parëNga TemaVitin që shkoi qytetarët shqiptarë u përballën me çmime të ushqimeve dukshëm më të larta sesa në vitin 2008. Të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se ushqimet në vitin 2

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Çmimet e ushqimeve, 6,7% më të larta se një vit më parëNga TemaVitin që shkoi qytetarët shqiptarë u përballën me çmime të ushqimeve dukshëm më të larta sesa në vitin 2008. Të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se ushqimet në vitin 2009 ishin 6,7% më të shtrenjta sesa një vit më herët. Kjo padyshim që e ka bërë më të madhe koston e jetës, duke qenë se shpenzimet për ushqime janë ndër më të lartat që kryen një familje shqiptare. Shqipëria është ndër vendet, ku për shkak të të ardhurave të ulëta për frymë, por edhe për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, një familje shpenzon më shumë se 40% të të ardhurave mujore për ushqime.
Instituti i Statistikave bën me dije se në Shqipëri gjatë vitit që shkoi familjet shqiptare u detyruan të shpenzojnë më shumë për ushqime, pasi çmimet e tyre ishin më të larta se një vit më herët, i cili ka qenë edhe një vit shumë i vështirë për shkak të çmimeve shumë të larta në tregun botëror. Gjatë vitit 2008 pati një krizë botërore të ushqimeve për shkak të rezervave të pakta dhe të korrave jo të mira. Çmimet e drithërave u rritën me mbi 2 herë e gjysmë në tregun botëror, dhe për pasojë edhe Shqipëria, si një vend që importon pjesën më të madhe të ushqimeve, nuk shpëtoi nga këto çmime.
Vitin që kaloi, kur tregu botëror u stabilizua, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 6,7%. Kjo është rritja më e madhe e çmimeve të ushqimeve që prej vitit 1997 dhe është një rast i pangjashëm në rajon dhe Evropë, ku gjatë vitit që kaloi nuk është vërejtur një rritje e tillë çmimesh. Në vendet e zhvilluara sasia e parave që shpenzohen për ushqime nuk i kalon 20%, ndërsa në ShBA ajo është vetëm 8% e të ardhurave mujore. Edhe vendet e BE kanë shpenzime të vogla për ushqime, për shkak të çmimeve jo të larta, por edhe për shkak të të ardhurave të larta, krahasuar me vende si Shqipëria.
Edhe në rajon Shqipëria është vendi i parë që kryeson shpenzimet për ushqime. Një familje në Maqedoni shpenzon 38% të të ardhurave për ushqime, ndërsa në Kroaci, 35%. Shqipëria ka edhe një veçori tjetër, e cila e bën edhe më të madhe problematikën. Rreth 70% e familjeve në Shqipëri shpenzojnë më shumë se 50% të të ardhurave të tyre për ushqime, ndërsa rreth 30% nuk u mjaftojnë të ardhurat për të blerë ushqime.
Rritja e çmimit të ushqimeve gjatë vitit që kaloi ka pasur ndikim edhe në koston e jetës, e cila sigurisht është bërë më e lartë. Gjatë këtij viti prirjet janë që çmimet e ushqimeve të vijojnë të shtrenjtohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›