Berisha sndalet, miraton 18 vendime me vlerë 40 miliard lekë. Fatos Nano veproi krejt ndryshe kur iku
Kryeministri në largim nuk po ndalet. Fillimisht në mbledhjen e qeverisë mori një vendim të rëndësishëm, për dhënien e shtetësisë për të gjithë shqiptarët. Ndërsa të enjten mblodhi Këshillin e Rregullimit të Territorit dhe miratoi plot 18 vendime, me një vlerë prej 40 miliard lekë.
Mes vendimeve të kryeministrit në largim ishte edhe ai për dhënien me koncesion të 9 hidrocentraleve, madje njëri prej tyre në një zonë të mbrojtur në Përmet.
Por kryeministri që ka premtuar se nuk do të abuzojë në largim e sipër, nuk po njeh kufij.
E përditshmja Shqip, duke vënë në dukje këtë fakt, ka intervistuar Ylli Dylgjerin, ish- këshilltarin e Fatos Nanos, që tregon për tranzicionin e pushtetit në vitin 2005.
Ai thotë se Nano nuk drejtoi më asnjë mbledhje qeverie pas humbjes së zgjedhjeve dhe të gjitha vendimet e miratuara ishin thjesht teknike.
Nuk mund të them që në këtë periudhë janë marrë vendime të karakterit strategjik, apo që cenonin vullnetin popullor që kishte dalë nga vota e 3 korrikut, thotë Dylgjeri.
Ai shprehet se i kanë dorëzuar Berishës një dosje me 200 faqe me inventarin e qeverisë, që nga numri i të paraburgosurve deri tek këstet e kredive të marra nga qeveria./ep