Berisha vijon që të marrë vendime si kryeministër, firmos rritjen e rrogave dhe pensioneve
Pavarësisht se tashmë ai është një kryeministër në ikje, Sali Berisha vijon që të firmos vendime. Kështu, gjatë ditës së sotme ai ka firmosur rritjen e rrogave dhe pensioneve, ndërkohë që këtë vendim e ka shoqëruar me një foto në Facebook, ndërsa firmoste.
Rrogat e ulëta rriten me 11.3 %. Të dashur miq, sot firmosa vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3 %. Kjo është rritja më e madhe e të gjithë e rrogave të ulëta. Me këtë vendim, rroga minimale në Shqipëri, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rriten me 110 %. Ne mbajmë premtimet! Sb, shkruan Berisha.
Partia Socialiste nga ana e saj ka kërkuar nga Berisha që të ndalojë së marri vendime, pasi nuk e ka më këtë të drejtë. PS ka thënë se në shtator do të rishikojë të gjitha vendimet e marra nga Berisha gjatë këtyre dy muajve./b.l