Blushi: Do t'i japim fund perdorimit te shtetit
Kandidatet e Partise Socialiste per qarkun e Korces, Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj, kane qene diten e djeshme ne Poloske ku theksuan se me fitoren e zgjedhjeve do t'i japin fund perdorimit te shtetit. Ne takimin e zhvilluar ne kete fshat, ata premtuan se pas 28 qershorit, fshati do kete nje qeveri e cila nuk do ta lere me fermerin jetim, por perkundrazi do te stimuloje zhvillimin e punes ne fshat. "Nje nga angazhimet e Partise Socialiste eshte tre vjet pa taksa cdo biznes i ri agrar qe do te linde ne fshat", tha Blushi. Sipas tij, pas 28 qershorit, fshatrat tona do ndryshojne, do kete nje qeveri mike, te fshatit, te fshatareve, e cila do marre masa konkrete per te ndryshuar totalisht jeten ne fshatrat tona, duke penguar cdo matrapaz i cili merr para nga qeveria, por nuk shet, i cili merr para nga Partia Demokratike dhe i perdor per t'i kthyer ne trakte politik", deklaroi kandidati socialist.