Milo: Qendrimi i qeverise, kthim mbrapa
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi dje nje takim me anetare dhe simpatizante ne komunen e Sukthit te rrethit te Durresit, ku u tha te pranishmeve se qendrimi ne fuqi i kesaj qeverie, eshte nje kthim mbrapa per Shqiperine, nese duam te integrohemi realisht me hapa te pershpejtuar ne Bashkimin Evropian. "Ne me 28 qershor duhet t'i japim doren e lamtumires kesaj qeverie dhe kryetarin e saj ta leme ne analet e historise, si nje shembelltyre te qeverisjes se keqe, te qeverisjes autoritariste, te qeverisjes fatkeqe te Shqiperise ne nje periudhe tranzicioni te veshtire, kur ne raport me vendet e tjera ne mbetem mbrapa dhe ai eshte nje nga aktoret kryesore te fatkeqesive te shqiptareve ne keto 18 vjet", deklaroi Milo. Ne fjalen e tij, kreu i PDS-se kerkoi voten e banoreve per alternativen sociale qe ai perfaqeson dhe programin e partise qe kjo parti ofron.