E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, sot negociata me aleatët

Tri tryeza për ndryshimet kushtetuese janë zhvilluar brenda një jave mes Kryeministrit Berisha dhe aleatëve me të cilët ai bashkëqeveris, por pa asnjë rezultat. Orë të zgjatura debatesh mes Kryeministrit Berisha dhe aleatëve të vet nuk kanë sjellë asnjë dobi deri tani për paketën e ndryshimeve në Kushtetutë.

Gjithsesi, aleatët bëjnë me dije se sot do të zhvillohen negociata mes tyre dhe Partisë Demokratike në lidhje me votimin në Kuvend. PDK është në pritje të negociatave, ndërkohë që vendimi politik i Partisë Republikane është që të mos votojë asnjë nen që përmban paketa PD-PS e miratuar në Komisionin e Ligjeve. Cenimi i reformës zgjedhore ka penguar aleatët të gjejnë gjuhën e përbashkët me Kryeministrin Berisha. Republikanët konfirmojnë zyrtarisht se si grup do të votojnë kundër paketës PD-PS dhe shprehen hapur pro zgjedhjes së Presidentit nga populli. Gjithsesi negociatat mes PD dhe aleatëve të saj janë lënë të zhvillohen përpara seancës së sotme të Kuvendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›