Berisha sot pasdite në Shkodër, i jep përgjigje Ramës

Tiranë, 17 janar NOA Kryeministri Sali Berisha
do të jetë pasditen e së Dielës në Shkodër ku pritet të flasë për situatën e emergjencës
humanitare në zonat e përmbytura si dhe zhvillimet më të fundit politike në
vend.
Burime zyrtare nga Kryeministria, i thanë
Agjencisë së Lajmeev NOA se në orën 17.00, z.Berisha do të marrë pjesë në
mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në kuadrin e Komitetit Ndërministror për përmbytjet.
Fjala e kryeministrit do të transmetohet drejtpërdrejt
në Televizionin shtetëror (TVSH) dhe do të pasqyrohet në kohë reale nga NOA.
Mësohet se Berisha do të flasë për akuzat e
Ramës në lidhje me përmbytjet, por edhe për Kalimashin, Gërdecin si dhe përjashtimin
e mundësisë nga kreu i PS, Rama, të hyrjes në Parlament që do të çonte në
fundin e bojkotit opozitar.
e.r/NOA
Lexoni
deklaratat e Edi Ramës