E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Berisha: Dëmet do kompensohen një më një, projekte të mëdha për Shkodrën

Tiranë, 17 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha, u takua sot me Shtabin e Emergjencave në Shkodër prej nga ku dha një
konferencë për shtyp në të cilën u shpreh se do të kompensojë një për një të
gjitha dëmet shkaktuara nga përmbytjet.

Të fillojë menjëherë vlerësimin e ndershëm
objektiv, unë e di se janë jo të pakta familjet të cilat, u është mbytur çkanë
pasur në katin e parë, qeveria një për një do ti shpërblejë ata.

Janë jo të pakta familjet, të cilat kanë
humbur pasuritë të tjera, kanë humbur grurin e mbjellë, misrin e depozituar,
ushqimin për bagëtitë kanë humbur plot gjera por që të gjitha ne do ti kompensojmë.

Por edhe njëherë thirrja ime është jashtë çdo
lloj abuziviteti jashtë çdo lloj përpjekje për të nxjerrë këtë proces i cili për
hir të së vërtetës, kishte në mënyrë të padiskutueshme kishte anën e vetë
dramatike dhe katrastofale, por kishte nga ana tjetër edhe anën tjetër të efiçenës
së plotë të një shteti, të një pushtetit në të gjitha nivelet, të një
solidariteti të paparë ndonjëherë tha Berisha.

Më tej Berisha kërkoi nga Komuniteti Ndërministror
i Emergjencave blerjen e të gjitha pamjeve satelitore me dinamikën e tyre nga
dita e parë gjer në ditën e fundit të përmbytjes, mbi bazën e këtij studimi
duhet të ndërmerret një proces i ri atë të përpjekjes maksimale, që uji që rrethoi
Shkodrën dhe rrethinat të mos mund të ushtrohet ose të përjashtohet në shkallën
më maksimale shërbimi i saj në fatkeqësi natyrore.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se duhet të kryhet
thellimi i Bunës por edhe disiplinimi i derdhjes së ujërave.

Duhet të plotësohet argjinatura e Bunës nëse
ka nevoja, këto janë projekte të mëdha që kanë efektet e tyre pozitive.

Një projekt jashtëzakonisht serioz mbeten
ultësirat, Dajçi, Bushati, Ana e Malit, Velipoja aty mbrojtja do të bazohet
vetëm në një sistem, kullimi, digat, argjinaturat se përndryshe me këto
ndryshime klimaterike ne mund ta humbasim dhe ne nuk duhet të humbasin asnjë
pëllëmbë tokë tha Berisha.

Berisha kërkoi nga ministria e Bujqësisë që
këtë vit të përqendrojë të gjitha potencialet e saj të kullimit në këtë zonë.

Kryeministri Berisha kërkoi që ti kushtohet
një vëmendje të veçante post-përmbytjes.

Ai tha se gradualisht njerëzit do të rikthehen
në shtëpitë e tyre të dala tani nga përmbytja por aty ata anë një problem
serioz me gjënë e gjallë duke kërkuar nga emergjencat të planifikojnë të gjithë
ndihmën dhe mbështetjen me rezervat të sigurohet sa më shumë bazën ushqimore.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›