E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Kuvendi mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare

Tiranë, 18 janar, NOA Seanca e parë plenare
e Kuvendit për këtë vit do të jetë e jashtëzakonshme, mbajtur në kuadrin e situatës
së rëndë të përmbytjeve që karakterizoi vendin javët e fundit.

Ajo është parashikuar të mbahet sot në orën 17.00
dhe gjatë saj, pritet që deputetët të marrin në diskutim dhe analizim gjithë
detajet e përmbytjeve të ndodhura në Shkodër dhe Lezhë.

Ndërkaq, pavarësisht faktit se kryeparlamentarja
Topalli ka deklaruar se kjo seancë do mbahet me kërkesë të disa deputetëve të
opozitës, është paralajmëruar se të zgjedhurit e Partisë Socialiste nuk do të
jenë sot të pranishëm në Kuvend ndërsa do të merret në shqyrtim kërkesa e tyre.

Gjatë javës së kaluar nga deputeti Ilir Beqja,
si përfaqësues i zonës së Shkodrës në Kuvend, pati një interesim të madh për të
marrë në shqyrtim gjithë atë që ndodhi me përmbytjet, gjë e cila sipas tij u
shkaktua vetëm për faj të qeverisë dhe askujt tjetër.

Por prania e tij në Kuvend, qoftë edhe për të
sqaruar këtë situatë u kundërshtua nga kryetari socialist Rama dhe pritet që
sot në Kuvend të mos ketë asnjë opozitar në këtë seancë të jashtëzakonshme mbi përmbytjet.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›