E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendburimi i Shpiragut jepet për herë të dytë me koncesion

Qeveria shqiptare i dha së fundmi me koncesion një kompanie të vogël vendburimin e naftës në Shpirag, pranë Beratit, zonë që jepet për herë të dytë. "Manas Petroleum", një kompani me bazë në Zvicër, njoftoi se fitoi të drejtën për të shfrytëzuar disa blloqe në Shqipërinë Qendrore. E njëjta kompani ka njoftuar vitin e kaluar zbulimin e 3 miliardë fuçive naftë në zonën mes Durrësit dhe Shkodrës, lajm që u pa me skepticizëm nga ekspertët shqiptarë. "Manas" thotë se zbulimet e saj në këtë zonë janë gati për shpim.

Vendburimi i Shpiragut qe kërkuar fillimisht nga "Occidental Petroleum" në vitin 2001. Kompania amerikane shpoi një pus prej 5 mijë metrash të thellë dhe zbuloi një basen nafte cilësore, por vendosi të mos e komercializojë atë, për shkak të kostos së lartë që mbartte zgjatimi i pusit të hapur për në qendër të basenit naftëmbajtës.

Nafta e nëntokës shqiptare gjendet në një terren shumë të fragmentarizuar dhe është e cilësisë së ulët. Çmimi i saj është afërsisht sa gjysma e çmimit të treguesit BRENT të Londrës. BRENT është çmimi mesatar i llojeve të ndryshme të naftës që nxirren në Detin e Veriut.

Rritja e çmimit të naftës gjatë viteve të fundit rriti edhe interesin për naftën e nëntokës shqiptare. Qeveria ka dhënë deri tani shumë licenca kërkimi, por asnjë prej këtyre licencave nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Pas viteve ‘90, kompanitë më të rëndësishme në botë për naftë investuan në shpime eksperimentale në Shqipëri. Ato shpenzuan rreth 600 milionë dollarë në këtë aktivitet, por nuk zbuluan asgjë të rëndësishme. Pas largimit të tyre, mbërritën një numër kompanish të vogla dhe të padëgjuara, të cilat kërkuan koncesione në zonat ku qe kërkuar më herët nga gjigandët. Qeveria vijon të japë licenca për kompani të tilla


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›