Berisha sulmon Ahmadinexhadin
Shqipëria rreshtohet në krah të vendeve që kritikojnë qëndrimin e Iranit lidhur me ekzistencën e Holokaustit.
ADI SHKEMBI
Kryeministri Sali Berisha tha dje në konferencën "Shqipëria, shqiptarët dhe Holokausti, një çështje e jashtëzakonshme në kontekst", se klithmat e presidentit të Iranit, Mahmut Ahmadinexhad, lidhur me Holokaustin duhen dënuar, në të kundërt, sipas tij, ato mbartin rrezik për të ardhmen. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, "klithmat e një kryetari shteti, i cili e deklaron Holokaustin një falsitet dhe ky është presidenti i Iranit, zëra të tillë janë sirena që meritojnë ndëshkim të vërtetë, meritojnë ndëshkim, sepse shtimi i tyre mund të bëhet ndëshkues për të tjerët". "Konferenca ka si qëllim të theksojë e të nxjerrë në pah qëndrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilët, në këtë periudhë, absolutisht ndër më të zezat në ndërgjegjen e qytetërimit dhe të njerëzimit, ndonëse ishin një vend i pushtuar nuk morën pjesë në këtë proces. Por e kundërta është e vërtetë. Shqiptarët i trajtuan dhe i mbrojtën anëtarët e komunitetit hebre në Shqipëri, apo që erdhën nga vende të tjera, njësoj sikundër t'i kishin anëtarë të familjeve të tyre", theksoi më tej kreu i qeverisë. Berisha nënvizoi se qëndrimi në mbrojtje të hebrenjve nuk ishte vetëm qëndrim i qytetarëve, por ishte i të gjithë faktorëve shqiptarë që, në përmbajtje të këtij virtyti të lartë shpirtëror të tyre, i strehuan dhe nuk lejuan përndjekjen e tyre. "Përpjekjet dhe qëndrimi shqiptar për të shpëtuar qytetarët hebrenj nga ai gjah i pashembullt, në të cilën humbën jetën mbi 6 milionë fëmijë, të rinj e të reja, të moshuar, burra e gra, qytetarë evropianë, vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre hebreje, nuk ishte vetëm qëndrim i qytetarëve. Ndaj shpresoj që historia të ndriçojë të gjitha aspektet e këtij qëndrimi", vijoi më tej Kryeministri Berisha. Duke iu referuar situatës së fundit në Lindjen e Mesme, kreu i ekzekutivit tha se Tirana zyrtare është e bindur se procesi i paqes në atë rajon, me gjithë vështirësitë e mëdha, do të njohë zhvillime gjithnjë e më pozitive. "Izraeli ka pranuar dhe pranon shtetin e pavarur palestinez, por Izraeli nuk mund të pranojë fundamentalistët, të cilët kanë vetëm një synim, atë që kishin nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e kanë publikisht të shpallur", theksoi Berisha.
“Shqipëria, një vend trim”
Ambasadori Mordechai Arbell, kryetar i Institutit Botëror të Kërkimeve të kongresit të hebrenjve, tha në fjalën e tij se, "kur njerëzit flasin për Shqipërinë, dikush mund të thotë se ai është një vend i vogël në Ballkan, por të pyesësh hebrenjtë do të thonë se është një vend trim, dhe Shqipëria është një komb i madh, ne duhet të mësojmë prej shqiptarëve dhe duhet të bëjmë gjithçka është e mundur t`i mësojmë botës se si mund të bëhemi njerëz të mëdhenj".