Arrestohet gazetari kosovar Baton Haxhiu
Lirimi nga Haga i Ramush Haradinajt, po kthehet në të kundërtën për Baton Haxhiun.
Publicisti i njohur kosovar, është akuzuar nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës, për nxjerrjen e sekretit hetimor. Bëhet fjalë për publikimin rreth një vit më parë, në gazetën “Ekspres” të Kosovës, të emrit të një dëshmitari, në gjyqin ndaj ish-kryeministrit Haradinaj. “Policia ka marrë një urdhëresë nga Gjykata e Hagës lidhur me dërgimin e Baton Haxhiut para kësaj gjykate, vendim të cilin policia e ka ekzekutuar dhe Baton Haxhiu ka udhëtuar sot për në Hagë me avionin e linjës”, tha dje zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani. Gazetari, i njohur shumë edhe në Shqipëri, pritet të paraqitet sot para trupit gjykues. Gjykata ka bërë të ditur se Haxhiu do të deklarojë sot nëse është fajtor apo jo për akuzat e ngritura nga prokuroret e Hagës. Akuza është mosrespektim i Gjykatës së Hagës gjatë procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinaj dhe të tjerëve. Baton Haxhiu ka zbuluar identitetin e një dëshmitari në një artikull të botuar në gazetën “Express” në Prishtinë në vitin 2007. Identiteti i dëshmitarit ishte fshehur nga Haga, për arsye të mbrojtjes së tij. Dëshmitari duhej të dilte para gjykatës për të dëshmuar kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ish-shefi i qeverisë kosovare u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshëm në një gjyq, që sipas gjykatësve u zhvillua në një atmosferë jo të qetë për dëshmitarët. Pak javë më parë edhe ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraçija, si dhe bashkëpunëtori i tij, Bajrush Morina, u akuzuan nga Gjykata e Hagës për frikësim të dëshmitarëve në gjyqin kundër Haradinajt.