E Diel, 1 Nëntor 2026

Një burrë shtatzënë në muajin e tetë

Duket si histori fantashkence, por është e vërtetë, një mashkull do të jetë nënë pas pak javësh në Britani. 

 Faqet e para të tabloideve britanike i ka “pushtuar” mashkulli i parë shtatzënë me fotot e tij ekskluzive. Thomas Beatie, do t’i japë jetë një vajze pas gjashtë javësh. E përditshmja britanike Daily Mirror ka publikuar në faqe të parë një fotografi të ish-transeksualit amerikan. I lindur femër, Beatie ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për të ndërruar seks, por pa ndërruar organet riprodhuese. Në një artikull të botuar në muajin mars në revistën gei ‘The Advocate’, Beatie shkruante se: “Jam një transeksual, ligjërisht një mashkull, i martuar ligjërisht me Nensin. Ndërhyrjet kirurgjikale për të ndërruar seks nuk kërkojnë sterilizimin, për këtë vendosa të ristrukturoj gjoksin dhe të bëj terapinë e testosteroneve, por pa prekur të drejtat e mia të riprodhimit”. Beatie shpjegon se kishte vendosur të mbeste shtatzënë për shkak të pamundësisë së gruas së tij (saj) Nensi për të lindur fëmijë, pasi ka kaluar një sëmundje të rëndë. “Dëshira për të pasur një fëmijë natyral nuk është as femërore dhe as mashkullore, por humane, unë gjithmonë kam dëshiruar të kem fëmijë”, shprehet ai. Çifti do të ketë një fëmijë më 3 korrik. Gazeta britanike e pasqyron Beatie, duke bërë punë shtëpie në shtëpinë e vet në Bend, Oregon, me një bluzë ‘Define normal’ të markës për gei dhe lesbike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›