E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, sot miqësore me Shafhazuenin

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur dje rreth orës 11:00 në destinacion në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë gjatë ditëve të ardhshme. 

Kuqezinjtë kanë ngritur kampingun e tyre në “Kirken Hausen” të Rojtlingenit, hoteli “Sternen”, që ndodhet pak kilometra larg qytetit të Shtutgartit. Pikërisht, në këtë lokalitet përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një stazh stërvitor, që do të zgjasë nga data 20 e deri më 28 maj. Me të mbërritur në Shtutgart, me delegacionin shqiptar është bashkuar edhe stafi teknik i Kombëtares i përbërë nga trajneri Ari Han, ndihmësi i tij Jakob De Jong dhe përgatitësi i portierëve, Nikolas De Bre. Sipas informacioneve që vijnë nga kampingu kuqezi, trajneri Ari Han ka zhvilluar një seancë stërvitore me lojtarët që ka pasur në dispozicion rreth orës 16:00 të ditës së djeshme. Nuk kanë qenë të pranishëm Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Altin Lala dhe Lorik Cana, të cilët priten nga momentin në moment. Ndërkaq, sot me ekipin do të bashkohen edhe Debatik Curri dhe Armend Dallku, ashtu si edhe Mërgim Mavraj. Mbërritja e këtij të fundit pritet me interes, pasi kishte deklaruar “divorcin” me Shqipërinë ende pa debutuar me ngjyrat kuqezi pak kohë më parë. Sot kuqezinjtë, sipas programit, në orën 18:00 do të luajnë testin kundër ekipit të kategorisë së dytë zvicerane, Shafhauzen. Më tej, programi është i ngjeshur, pasi stërvitja vijon me dy seanca në ditë. Miqësorja me Poloninë do të luhet më 27 maj, në stadiumin e Rojtlingenit, ora 20:00.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›