Topalli: Votuam mbi 211 ligjet në Kuvend
Parlamenti është institucioni kyç i të gjithë reformave ekonomike të bëra në Shqipëri, duke u përpjekur që ligjet e tij të jenë më profesionale dhe të një cilësie më të mirë.
Kështu deklaroi kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë punimeve të seminarit "Përmirësimi i procesit të legjislacionit të reformave ekonomike", mbajtur sot në mjediset e kryesisë së Kuvendit. "Vetëm gjatë periudhës së fundit në Parlament kanë kaluar mbi 211 ligje, ku ndër më të rëndësishmet janë ligji "Mbi procedurat tatimore", "Mbi falimentimin", "Mbi koncesionet", si dhe ai "Mbi sistemin e taksave", deklaroi Topalli. Sipas saj, "të gjithë këto reforma, veçanërisht në fushën fiskale, kanë synuar gjithmonë si të bëjnë më miqësore klimën për biznesin dhe heqjen e barrierave fiskale, të panevojshme në ambientin tonë". Duke nënvizuar faktin që të gjitha ligjet e miratuara synojnë standardet më të larta, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me vendet e BE-së, Topalli theksoi se, ato "përbëjnë bazën legale të reformave të mëdha ekonomike, duke bërë të mundur që Shqipëria të jetë një vend me një rritje ekonomike prej 6%". "Mbështetur në këtë bazë legale për reformat ekonomike, ne sot kemi një rritje të madhe të investitorëve të huaj, me rreth 70-80% të investimeve dhe po ashtu synojmë ta bëjmë sa më transparent këtë proces legjislativ, duke hequr barrierat fiskale", tha kryeparlamentarja.