Berisha sulmon Ramën: Nxiu rrugën Durrës-Kukës
Kryeministri Berisha ka sulmuar kreun e PS, Rama në Kukës gjatë një turi inagurimesh. Rama, ka theksuar shefi i ekzekutivit, është ai që nxiu korridorin Durrës-Kukës duke e cilësuar si uzurpues të sistemit të drejtësisë.
KUKES- Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e falenderimeve në Kukës, ku ka inauguruar edhe nisjen e punimeve në segmentin që lidh Hasin me rrugën Durrës-Kukës. Gjatë fjalës së tij Berisha ka sulmuar ashpër kryesocialistin Rama, duke e cilësuar atë si humbësin e madh të zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Teza famëzezë e humbësit Edi Rama pasi volli vrer, shpifje dhe trillime, pasi përdori bashkë me të tjerët në mënyrën më monstruoze institucionin e akuzës, nxorri tezën famëkeqe se kjo është rruga e asgjëkundit. Do ti them sot se Kosova është gjysma e Kombit ndërsa ti je turpi i tij” u shpreh kryeministri.
Berisha premtoi se investime të tilla do të kryhen në të gjitha zonat e vendit për të vijuar atë që ai e quajti, projektin e Shqipërisë Europiane.
(e.n/News24/BalkanWeb)