E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet shtëpia e gjyqtares, largohet nga Kolegji Zgjedhor

Jep dorëheqjen nga trupa e Kolegjit Zgjedhor anëtarja Entela Prifti, njëherazi kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës. Shkak mësohet se është bërë grabitja e banesës së saj në këtë qytet. 

TIRANE- Largohet nga trupa e Kolegjit Zgjedhor Entela Prifti, e cila është njëherazi dhe kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës. Shkak i largimit të Priftit mësohet të ketë qenë grabitja e banesës së saj në qytetin e Korçës. Vendin e Entela Prifit në Kolegjin Zgjedhor i cili shqyrtoi kërkesë padinë e Partinë Socialiste për qarkun e Tiranës e zuri gjyqtari tjetër Petraq Dhimitri.

Burime nga Korça bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku persona të armatosur kanë hyrë me dhunë në një banesë në katin e gjashtë të një pallati në qytetin e Korçës. Banesa e cila i përkiste pikërisht gjyqtares Prifti. Autori i grabitjes arriti të hyjë në banesë nëpërmjet tarracës së pallatit, policia ka identifikuar dhe më pas ka arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje Daniel Dautin.

Burime pranë policisë së Korçës thonë se Daniel Dauti sapo kishte dalë nga burgu ku vuajti dënimin për vjedhje, ndërsa flitet se gjyqtaria mund të kërkojë mbrojte nga policia. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›