Zjarr i madh në Orikum, zona mbulohet nga tymi
VLORE- Një vatër zjarri është shënuar pak më parë në zonën e Orikumit në Vlorë. Burime nga vendngjarja pohojnë se e gjithë zona është mbuluar nga një re e madhe tymi dhe dy makinat zjarrfikëse që janë afruar nuk po shuajnë dot zjarrin për shkak të mungesës së rrugës dhe karakterit kënetor të zonës.
Ndërkohë, mësohet se zjarri nuk përbën kërcënim për banorët dhe pushuesit pasi ndodhet larg zonave të banimit dhe hoteleve. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta por policia po heton edhe për zjarrvënie të qëllimshme.
Madje drejtori i shërbimit të zjarrfikësve, Dilaver Lacaj i kontaktuar nga televizioni “News24” pohon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm pasi ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kallamishtesh poshtë të cilave ka ujë.
(e.n/News24/BalkanWeb)