E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divjakë, makina përplas biçikletën, vdes 65 vjeçari

65 vjecari, Nasi Prifti teksa udhëtonte me bicikletë është përplasur për vdekje nga një autmojet me targa italiane e cila drejtohej nga një shtetas italian. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Cermë-Divjakë. 

DIVJAKE- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Cermë-Divjakë. 65 vjecari, Nasi Prifti teksa udhëtonte me bicikletë është përplasur nga një autmojet me targa italiane e cila drejtohej nga një shtetas italian.
Dyshohet që 65 vjecari ti ketë prerë rrugën me biciklietë automjetit i cili drejtohej nga italiani me emër Roberto Konstandini.

Një tjetër aksident por fatmirësisht pa asnjë të lenduar rëndë është shënuar pasditen e sotme edhe në qytetin e Vlorës, në zonën e quajtur Plazhi i ri. Një automjet tip benz me targa italiane teksa u përpoq të shmangë një automjet u përplas në murin rrethues të stacionit të autobuzëve të linjes Vlorë-Uji i ftohtë dhe më pas goditi edhe një pemë. Dy personat brenda në automjet, drejtuesi dhe një pasagjer u plagosen lehtë.  
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›