Berisha sulmon Ruçin për 20 shkurtin
Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar një nga udhëheqësit e Partisë Socialiste, në një deklaratë për të përkujtuar 20 shkurtin 1991, ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë. Me anë të një deklarate të lexuar nga zëdhënësja e Kryeministrit Juela Meçani theksohet se “20 shkurti është Dita e madhe e shembjes së busteve të gjalla të diktaturës hoxhiste, shpartallimit të bllokut-bunker që kishte mbjellë shtypjen më të egër dhe më barbare, persekutimin më të thellë, ekzekutimet, burgosjet, internimet e pothuaj një të katërtës së shqiptarëve dhe kishte zhytur Shqipërinë në varfërinë dhe në izolimin më ekstrem e më të thellë. Më 20 shkurt, diktatura hoxhiste, e plagosur për vdekje, do të bënte të gjitha përpjekjet që me zjarr e hekur, të rivendoste forcën e saj, do të ndërmerrte ekzekutimin e të rinjve në rrugët e Tiranës, me falangat e saj të drejtuara nga Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, do të akuzonte Partinë Demokratike për terrorizëm dhe do të përpiqej ta nxirrte atë jashtë ligjit”.
#