Shkodër, bie fluksi i kalimtarëve në Muriqan
SHKODËR- Rikthehet normaliteti në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pas hyrje-daljeve të emigrantëve që kanë kaluar përmes kësaj pike për festat e fundvitit në Shqipëri.
3500 automjete dhe rreth 11.000 shtetas është bilanci i dokumentave të përpunuara në pikën e kalimit kufitar që lidh vendin tonë me Malin e Zi.
“Janë marrë masat për shtimin e efektivëve, si dhe hapjen e më shumë sporteleve me qëllim lehtësimin e procedurave të kontrollit të shtetasve dhe mjeteve”,tha Petrit Milkurti, komandant i Policisë Kufitare, Muriqan.
Sipas autoriteteve kufitare në Muriqan, fluksi i hyrje-daljeve në këtë pikë ka filluar që më 22 dhjetor për të vijuar deri ditën e djeshme. Sipas tyre, brenda 24 orëve kanë kalur rreth 2700 shtetas dhe rreth 1000 automjete.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)