Berisha sulmon kundërshtuesit e regjistrimit
Zoti Berisha tha ne mbledhjen e qeverise se organi i ngarkuar me censusin do te ketë gjithë mbështetjen financiare. “Të gjitha komentet që bëhen kundër këtij akti, janë shprehje e një primitivizmi njerëzor, të shkallës më të lartë. Sharlatanë të vërtetë, mjeranë politikë, haxhiqamilër me 100 flamuj, për shkak të mandateve që do iu bien, besojnë se në këtë mënyrë do kacavirren në kurriz të shqiptarëve. Mund të kundërshtosh kryeministrin shqiptar, e madje vuan nga opsesioni i vdekjes dhe e shpall atë të vdekur çdo ditë, unë e kuptoj të kundërshtosh projekte, por nuk mund të kuptoj si mund të kundërshtosh regjistrimin e qenies tënde juridike, ekonomike, sociale. Ky është një interes madhor kombëtar,”. Kryeministri u ndal gjate ne mbledhje edhe ne aplikimin e praktikave antikorrupsion. Ai shtoi se Bashkia e Tiranes qe tashme drejtohet nga demokratet, do te vendose një procedure te shkurtuar për dhënien e lejeve te ndërtimit.