E Shtunë, 31 Tetor 2026

Praga: Vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin dritën jeshile për integrimin në BE

18-08-2011 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schëarzenberg angazhohet për anëtarësimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE). Në një intervistë dhënë gazetës vjeneze “Prese”, Schëarzenberg ka thënë se këto vende duhet të pranohen në BE menjëherë pas Kroacisë, pasi mbajtja e tyre jashtë përbën rrezik për mbarë Evropën.
Ai ka thënë se Ballkani është “bombë e kurdisur” po të jetë jashtë BE-së.
“Ballkani nuk do të paqësohet derisa të bëjmë që kufijtë të jenë të parëndësishëm. Kjo është e mundur vetëm në BE. Përveç kësaj, me shkallën e atjeshme të papunësisë prej 60 për qind krijojmë vetëm trazira sociale”- ka thënë shefi i diplomacisë çeke.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›