E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen njohja e 80-të, Republika e Beninit njeh pavarësinë e Kosovës

18-08-2011 / Gazeta 55

Republika e Beninit e ka njohur Republikën e Kosovës. Njohja e 80 e shtetit të ri, është konfirmuar nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.  “Njohja nga Benini i është dorëzuar sot, zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë takimit zyrtar”- thuhet në një komunikatë të Zyrës për informim të zv/kryeministrit Pacolli.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin. Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo me një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash dhe me rreth 9 milionë banorë.
Zëvendëskryeministri Pacolli do të vazhdojë lobimin edhe në ditët në vijim. Siç është thënë pritet shumë shpejt edhe njohja nga Nigeria. Me presidentin e këtij vendi Pacolli do të takohet nesër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›