Tension ne Bulqizë, përleshje mes minatorëve e policisë
Forcat e policisë kane ndërhyrë për te mbajtur nen kontroll aksin rrugor te zënë nga protestuesit, mes te cilëve binin ne sy shume fëmijë e te moshuar. Ne mbështetje te minatorëve te Bulqizës kishin ardhur edhe kolege te tyre nga Puka e Mirdita. Kjo është hera e trete brenda pak ditësh qe minatorët bllokojnë rrugën nacionale qe e lidh Peshkopinë me kryeqytetin. Ndërkaq 14 grevistet theksojnë se janë gati te flijohen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Mësohet se katër prej tyre qe janë ngujuar ne galeri qe ne fillim, janë ne gjendje kritike për jetën. Lëvizja e minatorëve është përshkallëzuar sidomos pas mosarritjes se një marrëveshje gjate takimit qe u zhvillua ne tirane me drejtuesit e kompanisë “ACR”.