Durrës, sherr me thika mes të rinjsh, dy të plagosur rëndë
DURRËS- Tre të rinj janë konfliktuar me thikë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar të Durrësit.
Sherri si pasojë ka përfunduar në plagosjen e rëndë të dy prej tre të rinjve. Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se dy të rinj janë dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Mësohet se 17-vjecari me inicialet B.H ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes me thikë në zemër, ndersa 16-vjecari me inicialet D.H ka marrë plagë të rënda në shtyllën kurrizore.
17-vjeçari me inicialet F.P, mendohet që të jetë edhe autori i plagosjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjet e shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që bën me dije se dyshphet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal midis të rinjve që e ka zanafillën disa ditësh më parë.
(e.m/BalkanWeb)