E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet grabitja e bankës ne Vlorë

Organizatori i grabitjes, sipas policisë, ishte vete emigranti qe kishte denoncuar te vjedhur makinën e tij një dite para ngjarjes. Elins Malaj, 22 vjeç, nga Vlora, u arrestua pasi iu gjet një sasi e vogël hashashi, por gjate hetimeve u zbulua se ai ishte autor i grabitjes se filialit te bankës. Mësohet se janë identifikuar edhe shpallur ne kërkim edhe dy grabitësit e tjerë qe kane qëlluar me arme ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te bankës. Ndërsa mbetet i panjohur ende, person i katërt qe ka bashkëpunuar me grupin. Banda e armatosur terrorizoi si punonjësit ashtu edhe klientët. Një emigrante te cilës i morën shumën prej 1 milion lekesh, për pak sa nuk mbeti e vrare nga plumbat, ndërsa ndodhej ne një sportel te bankës bashke me dy fëmijët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›