E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim “sekret” me Bollanon

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa mësohet sipas faqes së internetit të quajtur North Epirus, se Bollano i ka shprehur shqetësimet e tij për disa çështje të rëndësishme, siç janë pronat, investimet, infrastruktura, etj.

Bollano i ka shprehur shqetësimin e tij Berishës, edhe për disa shkarkime të anëtarëve të OMONIA-s, nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Nga ana e tij, Berisha tha se do t’i shqyrtonte këto shqetësime duke e siguruar Bollanon, se këto sjellje nuk janë të pranueshme dhe se ai personalisht është kundër prirjeve revanshiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›