Berisha takim lamtumire me ambasadoren e Francës

Kryeministri Berisha e falenderoi përzemërsisht ambasadoren Daviet për ndjenjat dhe dashurinë e saj për vendin dhe popullin tonë, si dhe për të gjithë mbështetjen dhe kontributin e saj për çuarjen përpara të marrëdhënieve bilaterale, të cilat, theksoi kryeministri, janë në nivelin më të lartë.
Ai theksoi se ambasadorja Daviet ka qenë një mike e madhe e Shqipërisë. Kryeministri theksoi se Shqipëria, si një vend anëtar i Organizatës së Frankofonisë, është shumë e lidhur me vlerat e saj dhe vlerësoi rolin e ambasadores Daviet në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave në Shqipëri.
Ambasadorja Daviet e falenderoi Kryeministrin për vlerësimin për kontributin e saj, duke shprehur respektin e madhe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ajo theksoi se duke kryer detyrën si diplomate në interes të vendit të saj, ajo i kishte shërbyer gjithashtu forcimit të marrëdhënieve dypalëshe në çdo aspekt.
Në këtë drejtim, ajo u ndal në një numër projektesh të përbashkëta që synojnë modernizimin në fusha të ndryshme të administratës, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Ambasadorja Daviet theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është themelor për modernizimin e vendit dhe shoqërisë.
Ajo i konsideroi shqiptarët e integruar në shoqëritë perëndimore, në mënyrë të veçantë në Francë, si përfaqësuesit më të mirë të Shqipërisë në botë. Kryeministri e siguroi ambasadoren se integrimi në Europë mbetet prioriteti kryesor dhe se ky integrim duhet të bazohet në respektimin e Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës, si kushte themelore për një demokraci të qëndrueshme./Start/
2011-09-29 17:38