Kuvendi miraton aktin për varrezat e makinave

Diskutimet për draftin u shoqëruan me debate midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste e kundërshtuan aktin duke e vlerësuar si klientelist, pasi, sipas tyre, "penalizon një pjesë, për të favorizuar një pjesë tjetër".
"Akti duhet plotësuar lidhur me problemet mjedisore, sikurse janë jo vetëm ato të peizazhit, por edhe të vajit apo karburantit që këto makina mund të bartin, mbetjet e baterive që janë gjithashtu burim mbetjesh të rrezikshme", theksoi deputeti i PS-së, Besnik Baraj.
Nga ana e tij, zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino, theksoi se akti ka nevojë për akte të tjera nënligjore dhe bëhet fjalë për një udhëzim që parashikon evidentimin, konfiskimin, transportin dhe shitjen e mjeteve.
Akti i propozuar nga Ministria e Mjedisit synon marrjen e masave të menjëhershme për përballimin e situatës emergjente, të krijuar nga gjendja e rënduar dhe problematike e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike, të dala jashtë përdorimit, pranë rrugëve kombëtare, të cilat kanë ndikuar në ndotjen e mjedisit dhe përkeqësimin e sigurisë rrugore në të gjithë territorin. /Start/
2011-09-29 17:57