E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Licencat duhet te hiqen

Fatjona Mejdini

Te gjithe ata qe do te kerkojne te merren me biznesin e vogel te profesioneve te lira, me hoteleri e parukeri, si dhe linjat e transporteve, se shpejti nuk do te kene nevoje te marrin licence, pasi ato do te liberalizohen. Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se se shpejti pjesa derrmuese e aktiviteteve ne vend do te kryheshin pa licencat perkatese. Keshtu, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha deklaroi se te gjitha ministrite do te sillnin nje liste te aktiviteteve qe ato licenconin dhe me pas do te perzgjidhej se cila nga keto aktivitete nuk do te kishte nevoje per ushtrim. Por kreu i qeverise, ne mbledhjen e djeshme kerkoi nga ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, qe te pergatiste draftin per heqjen e licencave per linjat e transportit. Ne kete menyre drafti qe pritet te hartohet ne Ministrine e Transporteve, do te parashikoje licenca te lira per te gjithe ata qytetare, te cilet kerkojne te merren me kete biznes. Por, kreu i ekzekutivit theksoi ne fjalen e tij se tashme edhe per te hapur nje hotel nuk do te kishte nevoje per licence. Madje, ai nenvizoi faktin se nuk mundet qe ministrite te merren akoma me vendosjen e yjeve dhe standardeve per cdo hotel, por ata thjesht duhet ta lene tregun e lire per te vepruar sipas ligjeve te tij. "Ne do te heqim licencat ne te gjitha rastet e mundshme. Ministrite tona ende merren me licenca hotelesh e vendosje yjesh per to", deklaroi Berisha perpara ministrave. Po keshtu, kreu i qeverise tha se sherbime te tjera, te cilat nuk do te kerkon me nje licence per t'u ushtruar do te ishin parukerite dhe bizneset e tjera, te cilat lidheshin me aktivitete profesionale.

"Licencat do te pesojne dy fate: me i shkelqyeri eshte heqja e tyre dhe se dyti, futja ne One stop shop dhe on line", u shpreh Berisha, duke theksuar se qeveria kishte si qellim nje treg sa me te lire. Sipas kreut te qeverise, liberalizimi i licencave dhe privatizimi i sherbimeve ishin edhe prioritete te qeverise qe ai drejtonte. Ne kete kuader, kreu i qeverise kerkoi nga Ministria e Drejtesise privatizimin e sherbimit te permbarimit dhe liberalizimin e profesioneve te lira. Kreu i qeverise u shpreh se duhet te ishte tregu, ai qe te vendoste per sherbimet e nevojshme apo jo ne vend.

"Tregu, tregu dhe vetem tregu duhet te dominoje. Eshte ai qe krijon cilesine, ul cmimin dhe mundeson sherbimin me te mire", theksoi Berisha, duke shtuar se qeveria po hapje me te gjitha mundesite drejt nje tregu te lire.

Qendrimi per te liberalizuar licencat nga ana e qeverise aktuale dhe Kryeministrit Berisha eshte perseritur disa here. Keshtu, pak muaj me pare po ne nje mbledhje qeverie, kreu i qeverise Berisha deklaroi se te gjitha ministrave do t'ju hiqej e drejta e licencimit te aktiviteteve te ndryshme dhe ato pak aktivitete qe do te kerkonin nje licence do ta merrnin ate ne nje njesi te caktuar, e cila do te ngrihej vetem me kete funksion. Sipas Berishes, perqendrimi vetem ne nje vend i licencave do te ulte korrupsionin dhe do ta bente me transparente kete proces. Po keshtu, nje nga objektivat kryesor te qeverise eshte edhe privatizimi i sektoreve te rendesishem shteteror. Gjate ketij viti eshte arritur te privatizohen sektore te rendesishem si kompania e naftes ARMO, ajo e sigurime INSIG dhe sektori i Shperndarjes te Energjise ne KESH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›