MSH pranë mjekëve, Pipero: 5 mjekë nuk përballojnë dot 200 grevistë
Autoritetet shëndetësore kërkojnë të ndihmojnë pesë mjekët vullnetarë që qëndrojnë pranë grevistëve. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, thotë se pesë mjekët vullnetarë nuk mund të përballojnë kurimin e shëndetit të 200 personave.
"Autoritetet e shëndetit të Tiranës kanë vënë në dispozicion të tyre tre autoambulanca të pajisura me personel mjekësor dhe mjete të nevojës urgjente për të tilla raste. Ndërkohë pas përfundimit të protestës, dhe fillimit të grevës së urisë, ne menjëherë kemi marr kontakt me autoritetet drejtuese të grevës së urisë. është e pamundur që një ekip mjekësh që janë në cilësinë e vullnetarit aty, mund ta mbulojnë një grevë urie të këtyre përmasave me kapacitet e tyre, dhe njëkohësisht u deklaruam se shëndeti i tyre është përgjegjësia jonë në këtë rast. Ju këshilluam që gjithsesi ata duhet të bëjnë dhe një verifikim të personave që kanë në grevë urie, sa prej tyre kanë sëmundje kronike dhe këto të na i japin sepse ndryshe shkon shëndeti me një të sëmurë në grevë urie, dhe ndryshe shkon shëndeti për një person të shëndosh", tha Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë. Për momentin, stafi mjekësor do të qëndrojë pranë grevistëve dhe është gati të asistojë në cdo moment kur të jetë i nevojshëm.
Dorian Kodra < I mëparshmi